‘El Clasico’ në Bernabeu? Vjen reagimi i Real Madridit

Takimi mes Barcelonës dhe Real Madrid më 26 tetor mund të zhvendoset nga ‘Camp Nou’ në ‘Bernabeu’, me La Liga-n që ka frikë se protestat e planifikuara për pavarësinë e Katalonjës do të ndikojnë në ndeshjen.

Sport

16/10/2019 17:15

‘Goal’ konfirmon që autoritetet përgjegjëse të repartit të lartë të Spanjës kanë folur me të dy klubet dhe kanë bërë një kërkesë zyrtare që ndeshja të zhvendoset, që do të thotë që Reali do të priste takimin e parë midis dy skuadrave këtë sezon.

Një kërkesë të tillë e ka refuzuar Real Madrid.

‘Los Blancos’ sipas medieve në Spanjë nuk do të pranojë zhvendosjen e ndeshjes me Barcelonën në ‘Santiago Bernabeu’, me arsyen se kjo do të ndryshonte konkurrencën dhe do të dëmtonte klubet e treta, përcjell lajmi.net.

Ajo që Real Madrid nuk përjashton, duke e kuptuar situatën e rëndë në Kataloni, është që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër, por me kusht që ajo të luhet me patjetër në ‘Camp Nou’./Lajmi.net/