El Clasico, më 25 ose 26 tetor

El Clasico e parë e sezonit të ardhshëm do të zhvillohet më 25 ose 26 tetor. Kjo u vendos pas shortit të hedhur sot në Las Rozas të Madridit.

Sport

24/07/2014 14:24

Dueli i shumëpritur ndërmjet Real Madridi dhe Barcelonës do të zhvillohet në muajin tetor, më saktësisht më 25 ose 26 të atij muaji, në stadiumin Santiago Bernabeu.

Ky është rezultati i hedhjes së shortit për sezonin e ri në La Liga, i cili do t’i vë përballë dy skuadrat më të mëdha spanjolle pas tre muajsh.

Siç dihet, në xhiron e parë të kampionatit të ri, Reali do të luajë me Cordoban, kurse Barcelona me Elchen.