El Clasico më 23 mars në ora 21:00

El Clasico i La Ligës sa vjen e afrohet. Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen në Santiago Bernabeu më 23 mars në ora 21:00. Liga spanjolle e futbollit ka vendosur orarin e ballafaqimit më të rëndësishëm, që lehtë mund të ketë rol shumë të rëndësishëm në garë për titull. Aktualisht, Barcelona kryeson me 60…

Sport

17/02/2014 17:50

El Clasico i La Ligës sa vjen e afrohet. Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen në Santiago Bernabeu më 23 mars në ora 21:00.

Liga spanjolle e futbollit ka vendosur orarin e ballafaqimit më të rëndësishëm, që lehtë mund të ketë rol shumë të rëndësishëm në garë për titull.

Aktualisht, Barcelona kryeson me 60 pikë, aq sa kanë edhe Real Madrid dhe Atletico Madrid, por gjiganti katalan ka golaverazh më të mirë.

Duelin e parë të këtij edicioni mes skuadrave në Camp Nou e fitoi Barcelona me rezultat 2:1.

Kurse ballafaqimi i radhës në Santiago Bernabeu nuk do të jetë i fundit mes tyre këtë edicion pasi Real Madrid dhe Barcelona do të takohen edhe në finalen e Copa del Rey më 19 prill në stadiumin Mestalla, në Valencia.