‘El Clasico’: Mbyllet pjesa e parë, gjithçka e barabartë

Është mbyllur 45 minutëshi i parë i ‘El Clasicos’.

Sport

24/10/2020 16:47

‘El Clasico’ e sotme po del të jetë një nga më spektakolaret në vitet e fundit, shkruan lajmi.net.

Mjaftun vetëm 10 minuta që të shënoheshin dy gola në ndeshjen e sotme, ku dy skuadrat krijuan shumë raste shënimi.

Ishte fillimisht Fede Valverde ai që gjeti rrugën e golit, pas asistimit të Karim Benzema, në minutën e pestë.

Barcelona reagoi shpejtë me anë të Ansu Fati, i cili dërgoi në rrjetë topin e dhënë nga Jordi Alba.

Raste shumë të mira shënimi patën edhe Lionel Messi e Karim Benzema, por dy portierët ishin në element të mirë dhe bënë që rezultati të mbetet i barabartë.

45 minutat e pjesës së dytë do të vendosin gjithçka sa i përket fatit të këtij takimi. /Lajmi.net/