El Clasico i shet biletat për një orë

Pjesa e parë e biletave për El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou janë shitur brenda vetëm një ore, ka bërë të ditur gjiganti katalan.

Sport

09/09/2014 20:23

Pjesa e parë e biletave për ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit janë shitur brenda një ore, ka njoftuar gjiganti katalan.

Në shitje të hënën janë nxjerr biletat për ata tifozë që nuk kanë kartela sezonale.

Dhe, të gjitha ato që ishin në dispozicion u shitën brenda një ore. Njësoj si çdo vit, në shitje, disa ditë para ndeshjes do të dalë edhe pjesa e dytë e biletave dhe ato që nuk do të përdoren nga ata që kanë kartela sezonale.

El Clasico në Camp Nou do të zhvillohet më 22 ose 23 mars të vitit të ardhshëm. Para kësaj, Real Madrid do të luajnë më 25 ose 26 tetor në Santiago Bernabeu.