El Clasico i rëndësishëm, jo vendimtar

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka thënë se dueli i radhës në La Ligë kundër Barcelonës do të jetë i rëndësishëm, por jo vendimtar në garë për titull. Los Blancos kryesojnë në tabelë dhe shumëkush mendon se El Clasico i fundjavës së ardhshme mund të përcaktojë kampionin e ri në La Ligë, sidomos në…

Sport

15/03/2014 22:40

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka thënë se dueli i radhës në La Ligë kundër Barcelonës do të jetë i rëndësishëm, por jo vendimtar në garë për titull.

Los Blancos kryesojnë në tabelë dhe shumëkush mendon se El Clasico i fundjavës së ardhshme mund të përcaktojë kampionin e ri në La Ligë, sidomos në rast të fitores së Realit. Por, Alonso mendon ndryshe.

“Kemi katër pikë avantazh ndaj tyre, duke konsideruar se kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe mund të afrohen në kaq. Duhet të presim të kalojë e diela. El Clasico është shumë i rëndësishëm por jo edhe vendimtar”, deklaroi Alonso pas fitores 1:0 në udhëtim te Malaga.

“Kemi vuajtur, por arritëm që të fitojmë dhe këto janë tri pikë shumë të rëndësishme, dhe një ndeshje më pak”.