El Clasico i kurdisur? Deklarata nuk është e besueshme

Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, dyshimet për kurdisje të El Clasicos janë duke u konsideruar si jo të besueshme dhe rasti po shkon drejt arkivimit.

Sport

23/10/2015 13:48

Policia spanjolle është duke hetuar deklaratat e një asistenti të gjyqtarit që ishte vënë nën presion për të marrë vendime në favor të Real Madridit për El Clasicon e ardhshme kundër Barcelonës më 21 nëntor.

Radiostacioni Cadena COPE publikoi një dokument të prezantuar në polici nga Jacinto Vicente Hernandez, avokat i specialist në sport.

Dokumenti prej gjashtë faqesh sqaron se si asistenti, i cili ka dashur të mbetet anonim për arsye profesionale, u kërkua të marr vendime në favor të Realit për duelin e madh të muajit të ardhshëm. Por, sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, deklaratat janë duke u konsideruar si jo të besueshme dhe rasti po shkon drejt arkivimit.