“Ekziston rreziku për ndonjë tragjedi” – Eksperti i emergjencave: Rastet e zjarreve janë bërë të përditshme

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka thënë se rastet e zjarreve në objekte të ndryshme në kryeqytet, janë bërë pothuajse të përditshme. Sipas tij, ekziston rrezik permanent për ndonjë tragjedi më të madhe nga zjarri. “Kjo edhe për shkak të mungesës së njohurive të qytetarëve për masat mbrojtëse nga zjarri, si dhe mos njohurive të…

Lajme

01/03/2024 22:30

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka thënë se rastet e zjarreve në objekte të ndryshme në kryeqytet, janë bërë pothuajse të përditshme.

Sipas tij, ekziston rrezik permanent për ndonjë tragjedi më të madhe nga zjarri.

“Kjo edhe për shkak të mungesës së njohurive të qytetarëve për masat mbrojtëse nga zjarri, si dhe mos njohurive të tyre, për faktorët që ndikojnë më së shumti në shkaktimin e zjarreve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai tutje ka thënë se institucionet përgjegjëse duhet që me planprograme të ndryshme, të bëjnë edukimin shoqëror dhe sensibilizimin e qytetarëve për zjarret, shkaqet dhe pasojat e tyre.