Ekziston një tjetër mënyrë për t’i zier vezët

Kuzhinieri shkencor J. Kenji Lopez-Alt ka dalë me një formulë të re për të zier një vezë në mënyrë perfekte.

Lifestyle

23/10/2015 19:43

Edhe pse në dukje është e thjeshtë, të ziesh një vezë pa të meta nuk është e mundur. Tani një kuzhinier amerikan dhe një shkrimtar ushqimi ka zhvilluar një qasje shkencore në gatimin e një veze në librin e tij.

Sipas këtij kuzhinieri, temperatura ideale për një vezë është 82 gradë C – që është 10 gradë më shumë se temperatura e duhur për të verdhën e vezës.

Ai sugjeron se veza duhet të vendoset në ujë të vluar dhe jo të vendoset uji i ftohtë me vezë në pllakën e shporetit. Më pas, duhet të shtohen disa kuba akulli për ta ulur temperaturën, dhe më pas veza do të zihet më ngadalë dhe më mirë.

Për ta testuar këtë metodë, ai nxori vezën nga uji çdo 30 sekonda. “Për vezën më të mirë të zier, merrni një tenxhere me ujë, lëreni të vlojë, pasi të vlojë vendoseni butësisht vezën në të dhe lëreni aty për 30 sekonda. Më pas, shtoni akull për ta ulur temperaturën, pastaj lëreni të vlojë përsëri, dhe zieni për 11 minuta”, thotë ai. (lajmi.net)