Ekziston një mundësi që finalen e Ligës së Kombeve Kosova ta luajë në ‘Fadil Vokrri’

Liga e Kombeve ka mbetur mundësia e fundit për Kombëtaren e Kosovës për të siguruar një vend në Euro 2020.

Sport

15/11/2019 13:27

‘Dardanët’ janë mposhtur 2:1 nga Çekia në Plazen, duke humbur mundësinë përmes kualifikimeve nga faza e grupeve.

Ndeshjet vendimtare tani për Kosovën luhen në muajin mars, kur zhvillohen finalet e Ligës së Kombeve, për të gjitha ligat.

Kosova ndeshjen e parë gjysmëfinale e zhvillon kundër Maqedonisë së Veriut në udhëtim, dhe në rast fitoreje, në finale do të luante me fituesin e sfidës mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Ndeshja finale e ligës D, ka një mundësi të luhet në ‘Fadil Vokrri’, gjithnjë me fitoren e Kosovës ndaj Maqedonisë, por duke shpresuar që Bjellorusia të fitojë në Tbilisi kundër Gjeorgjisë.

Një ‘finale’ në tempullin ‘Fadil Vokrri’, do të ishte një mundësi e artë për Kosovën, për realizimin e ëndrrës së madhe.

Vlen të ceket se Bjellorusia të renditet në vendine  86 në ranglistën e FIFA-s, ndërsa Gjeorgjia në vendin e 90’./Lajmi.net/