Ekzekutohet një person, plagosen 2 të tjerë

Një vrasje me armë zjarri është shënuar në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja, për të cilën ende nuk ka shumë informacione, ka ndodhur në një lokal në zonën e ish-kënetës.

Lajme

08/06/2015 21:01

Sipas raportimeve të para, mësohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të një personi i cili gjeti vdekjen, ndërsa nga të shtënat dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ende nuk dihet motivi i kësaj vrasje, ndërsa pritet të mësohet edhe identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje.