Ekzekutohen 6 persona në Indonezi, të dënuar me vdekje për trafikim droge

Indonezia ka ekzekutuar gjashtë persona për trafikim të drogës. Shumica e tyre janë me origjinë të huaj. 

Bota

18/01/2015 17:22

Gjashtë të burgosur u ekzekutuan herët këtë mëngjes në Indonezi pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për faljen e tyre në minutën e fundit, raportojnë mediat lokale. 

Fillimisht u ekzekutuan me pushkatim një grua dhe katër burra, këtë mëngjes në 00:30 sipas kohës lokale, në burgun e ishullit Nusa Kambangan i cili ndodhet në jug nga ishulli Java, njoftoi prokurori shtetëror Muhamed Prasetyo për MetroTV. 

Një grua tjetër u ekzekutuan në 00:46 sipas kohës lokale në burgun Boyolali, në pjesën qendrore të Java, shtoi ai. Gjashtë prej tyre janë dënuar për vepra që lidhen me narkotikët. “Shpresojmë se kjo do të ketë efekt frikësues,” tha Prasetyo. 

Vdekja e tyre është konfirmuar dhjetë minuta pasi që skuadra e pushkatimit hapi zjarr. Katër burrat ishin nga Brazili, Nigeria, Malavi dhe Holanda. Një grua ishte nga Vietnami dhe tjetra nga Indonezia. Lutjet për tu falur jetën u injoruan dhe kjo ishte arsyeja pse Brazili dhe Holanda tërhoqën ambasadorët nga Xhakarta. 

Tran Thi Hanh, 37 vjeçe, ish-gazetare vietnameze e cili ishte dënuar për trafikim të kristalit “methamphetamine” për herë të fundit përshëndeti miqtë e saj, ndërsa nxirrej nga burgu për tu ekzekutuar në Boyolali. Suproboëati, kreu i burgut të grave Bulu, ku ndodhej Tran para ekzekutimit të dënimit me vdekje, tha se Tran, e cila në mesin e të burgosurve dhe oficerëve ishte e njohur si Aziasja, kërkoi që prangat e saj të hiqen nga duart para ekzekutimit. “Ajo tha se dënimi me vdekje ishte fati i saj,” tha Suproboëati për AA.

Shinta Ardhan, e cila ishte mësuese private e burgut Tran tha: “Pusho në paqe, Aziase. Shiu i sotëm do të shpie në udhëtimin tënd”. Tran është arrestuar katër vjet më parë në aeroportin Adi Sumarmo në Surakarta në ishullin e Java. Asaj iu gjetën 1,1 kilogram të kristalit “metamfetamin”, me vlerë 2.2 milion rupi, ose 175.000 dollarë, siç deklarohet gjatë gjykimit. Ajo u dënua me vdekje, pa marrë parasysh se prokuroria këmbëngulte në dënim të përjetshëm.

Fshatarët e Irvan, të cilët dëgjuan të shtënat në Boyolali thanë se: “Ende jemi në shok. Nuk prisnim të dëgjonim të gjitha të shtëna përnjëherë”.

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff dhe Mbreti holandez Ëillem-Alexander si dhe kryeministrit Mark Rutte kanë kërkuar nga presidenti Joko Ëidodo për falje të brazilianit Marco Archer Cardoso Moreira, 53 vjeç, dhe Ang Kiem Seou, 52 vjeç i cili ka lindur në Papua, por kishte shtetësi holandeze. Ministri holandez i Punëve të Jashtme Bert Koendes tha dje vonë përmes një deklarate për shtyp se “ekzekutimi është i papranueshëm për dinjitetin dhe integritetin e njeriut”.

Në deklaratën e zyrës presidenciale të Brazilit thuhet se: “Zbatimi i dënimit me vdekje i cili gjithnjë e më tepër dënohet nga opinioni botëror, dukshëm ndikon negativisht në marrëdhëniet e vendeve tona.” Nga ministria e punëve të jashtme të Indonezisë, thuhet se respektojnë vendimin e tërheqjes së ambasadorëve. “Kjo është e zakonshme dhe kjo është e drejta e tyre,” tha zëdhënësi Armanatha Nasir për AA.

Këto janë ekzekutimet e para që kryhen pas ardhjes në pushtet të Ëidodos. Muajin e kaluar, presidenti tha se do të refuzojë faljen për 64 personat e dënuar me vdekje për drogë, sepse shoqërisë Indoneziane, trafikimi i paligjshëm i narkotikëve i ka shkaktuar dëme të mëdha. Të ekzekutuarit e tjerë ishin, Manaona Denis, 48 vjeç nga Malavi, Daniel Enemuo, 38 vjeç nga Nigeria dhe Rani Andriani nga Indonezia. Autoritetet indoneziane kanë njoftuar 20 ekzekutime për këtë viti.