Ekuador, kapet kokaina, dyshohej e nisur për Shqipëri

Ekuador, kapet kokaina, dyshohej e nisur për Shqipëri Në kohën kur në Kuvend mazhoranca dhe opozitë shkëmbenin akuza dhe kundër akuza në lidhje me trafikun e drogës nga Ekuadori i largët mbërrin lajmi i sekuestrimit të një sasie prej 89 kilogramësh droge të llojit kokainë, që dyshohej se kishte për destinacion Portin e Durrësit. 

Bota

23/05/2014 17:31

Lajmi u njoftua nga Ministria e Brendshme ekuadoriane, e cila bën të ditur se droga është sekuestruar gjatë operacionit “Arcano” në një kontenier që ishte i mbushur me ushqim për qentë dhe që duhej të zbarkonte në portin e qytetit bregdetar. Operacioni ndërmarrë në qytetin e Guayas. 

Shefi i sektorit të narko-trafikut Omar Baez Paredes ka bërë me dije se agjentët e njësisë së tij, me anë të qenve nuhatës anti-drogë gjatë një kontrolli në njërin prej kontenierëve kanë gjetur lëndën narkotike, e cila ishte e fshehur në një fund të dyfishtë. 

Kokaina ishte e ndarë në 80 pako. Policia ka arrestuar disa persona të përfshirë në këtë trafik kokaine. (Top Channel)