Ekuacioni, Hoti: Kurti tallet me një tabelë me shkumës, që ishte dashur të jetë digjitale
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kundërshtuar statistikat e kryeministrit Albin Kurti për trendët ekonomike, përkatësisht për Investimet e Huaja Direkte. Deputeti i LDK-së, Hoti ka komentuar edhe zgjidhjen e ekuacionit në matematikë nga kryeministri Kurti, ku kritikoi atë me mënyrën e paraqitjes në një shkollë në Podujevë. “Tabelë me shkumës në vitin 2024. Aty ishte dashur…
Lajme
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kundërshtuar statistikat e kryeministrit Albin Kurti për trendët ekonomike, përkatësisht për Investimet e Huaja Direkte.
Deputeti i LDK-së, Hoti ka komentuar edhe zgjidhjen e ekuacionit në matematikë nga kryeministri Kurti, ku kritikoi atë me mënyrën e paraqitjes në një shkollë në Podujevë.
“Tabelë me shkumës në vitin 2024. Aty ishte dashur të promovoj tabelën digjitale, ashtu e ka pasur në program. Tallet me nxënës me atë ekuacion, e mandej kërkon falje për gabimin që e ka bërë. Kjo është shpërfaqje e dogmave të tij”, tha ai në emisionin Rubikon të Klan Kosova.
Deputeti i LDK-së, Hoti ka thënë se është gabim nëse krahasohen periudhat e viteve të fundit nga pandemia sa i përket çështjeve ekonomike. Sipas tij, inflacioni ka ndikuar sa i përket shifrave insvetimeve të huaja në vend.
“Ka një tendencë nga Kurti që çdo paraqitje dhe çdo situatë ta përdorë për popullizëm”, tha Hoti.
“Jam deputet i opozitës, unë i lexoj të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve vendore. Jo pse unë jam ekonomist, ky (Kurti) absolutisht nuk kupton nga fusha e ekonomisë dhe politikës. E më së paku në fushën e ekonomisë”, tha ai.
Ditë më parë Kurti ka thënë se mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes sonë është 705.6 millionë euro apo 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara e cila është 299.8 milionë euro nëse e marrim nga viti 2007 e këtej.