Ekstremistët nuk mund ta sfidojnë proamerikanizmin kosovar
Përkundër zhvillimeve të fundit në vend, pas arrestimit të 43 të dyshuarve për terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftën në Siri, njohësit e çështjeve të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova nuk pritet ta humbasë mbështetjen dhe përkrahjen amerikane.

Lajme
Analistë të çështjeve të sigurisë e thonë këtë për faktin se kauza e individëve me prirje radikale dhe terroriste nuk ka mbështetje nga qytetarët e Kosovës.
Që shqiptarët vazhdojnë të mbështesin proamerikanët më të mëdhenj në Ballkan e edhe më gjerë, këtë nuk e vë askush në dyshim, por duket se edhe dilema se a do të vazhdojë superfuqia botërore ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euro atlantike tashmë nuk ekziston, shkruan gazeta Tribuna .