Sa ishte i përgatitur njësiti i terroristëve që sulmuan policët? Qe çka thotë eksperti i sigurisë

Eksperti i sigurisë në vendin tonë, Nuredin Ibishi ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit. Në një prononcim për lajmi.net ai ka thënë se aksioni në veri të vendit e ka rritë sigurinë në Kosovë. Më tutje ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtarë Ai…

Lajme

26/09/2023 10:22

Eksperti i sigurisë në vendin tonë, Nuredin Ibishi ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit.

Në një prononcim për lajmi.net ai ka thënë se aksioni në veri të vendit e ka rritë sigurinë në Kosovë.

Më tutje ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtarë

Ai tha se Policia ka treguar një përformancë të jashtëzakonshme në këtë aksion.

“SHBA kanë reaguar të parët dhe kanë bërë që për këtë arsye kjo ka një rol të veçantë në përkrahjen ndërkombëtare dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë kur e kemi si krah në një situatë të tillë”.

Ai thotë se terroristët janë të strukturuar mirë dhe erdhën nga Serbia.

Ibishi tha se Kosova duhet të vazhdojë me bashkëpunimin ndërkombëtar me aleatët./Lajmi.net/