Eksperti i sigurisë thotë se duhet të ketë marrëveshje të re mes FSK-së dhe NATO-s, tregon çka duhet të përmbaj ajo

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se duhet të ketë një marrëveshje të re mes Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe NATO-s. Përmes një postimi në Facebook, Shala ka listuar disa nga pikat që duhet t’i përmbaj ajo. Ai ka thënë se shkresa e “Qeverisë- NATO 2013 për FSK-në që do të lëvizë në…

Lajme

10/07/2024 19:56

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se duhet të ketë një marrëveshje të re mes Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe NATO-s.

Përmes një postimi në Facebook, Shala ka listuar disa nga pikat që duhet t’i përmbaj ajo.

Ai ka thënë se shkresa e “Qeverisë- NATO 2013 për FSK-në që do të lëvizë në veri vetëm me koordinim paraprak, tash me këtë deklaratë është anuluar në vete ( asokohe kishte këmbyer me ish-sekretarin e NATO-s Anders Fogh Rasmussen)”.

Sipas Shalës, projekti amerikan për të lejuar votimin e tre ligjeve për FSK-në në vitin 2019 ka marrë edhe vulën politike të personit kryesor të politikës amerikane, edhe në fushën e sigurisë.

“FSK-ja tani duhet ta përfundojë procesin e saj në kohë rekord duke analizuar planin e saj 10-vjeçar për të parë nëse mund të shkurtohet në bazë të rrethanave të reja politike të krijuara nga deklarata e personit kryesor të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit Amerikan. Duhet të kërkohet që të kemi një marrëveshje të re politike/ushtarake ndërmjet FSK-së dhe NATO-s (KFOR) që në rast të shkeljes së kufirit shtetëror nën të cilën komandë do të rreshtohen FSK-ja ose KFOR-i, me mandatin dhe misionin që kanë në ruajtjen së sigurisë dhe kufirit shtetëror. Kështu që ne duhet të përfundojmë këtë pjesë të zbraztirës ligjore”, ka shkruar Shala.
Postimi i plotë: