Eksperti i sigurisë për arrestimin e dy spiunëve: Reagimi i BIA-s tregon se ata ishin burimi kryesor ndaj shërbimit që i angazhoi

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Drizan Shala ka komentuar reagimin e BIA-së serbe pas arrestimit të dy spiunëve, shtetas kosovar në Ferizaj. Shala ka thënë se reagimi i tyre e dëshmon se BIA e ka përjetuar rëndë identifikimin dhe kapjen e informatorëve, bashkëpunëtorëve apo agjentëve të tyre. “Bazuar në reagimin e BIA-s sipas literaturës shkencore…

Lajme

06/06/2024 08:45

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Drizan Shala ka komentuar reagimin e BIA-së serbe pas arrestimit të dy spiunëve, shtetas kosovar në Ferizaj.

Shala ka thënë se reagimi i tyre e dëshmon se BIA e ka përjetuar rëndë identifikimin dhe kapjen e informatorëve, bashkëpunëtorëve apo agjentëve të tyre.

“Bazuar në reagimin e BIA-s sipas literaturës shkencore të studimeve të sigurisë, Shërbimet në momentin që detyrohen të reagojnë edhe duke e mohuar një gjë të tillë, forcon besimin se:

( Këta njerëz kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe janë dëshmuar se janë burimi kryesor dhe besnik ndaj shërbimit që i angazhoi ).

  1. Ky reagim i BIA-s , ka edhe qëllim procedural penal, duke lejuar mbrojtjen e argumentit se ky është reagimi zyrtar se këta nuk kanë qenë pjesë e tyre.

( Kështu cilësohet vepra e re penale nga Prokuroria dhe kjo duke u bazuar ne këtë argument zyrtar )”, ka shkruar Shala në Facebook.

BIA serbe ka reaguar mbrëmë duke mohuar gjithçka në lidhje me rastin.

“Agjencia për Siguri dhe Informim( BIA) mohon me vendosmëri të gjitha përpjekjet për përhapjen e lajmeve të rreme nga institucionet e përkohshme shqiptare në Kosovë e Metohi, se dy persona me iniciale B.SH dhe M.Q., dhe të cilët u arrestuan sot në Ferizaj për akuzën e kryerjes së veprës penale të spiunazhit kanë qenë në çfarëdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”, thuhet në reagimin e BIA-s.

Postimi i plotë: