Eksperti grek: Përgjegjës për situatën në Mitrovicë, KFOR-i francez

Komandantët francezë bënë shumë pak, ose asgjë, për të vendosur rendin dhe ligjin në Mitrovicë, duke dështuar për të kryer mandatin e tyre që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Lajme

23/06/2014 18:05

Trupat franceze morën një vendim të hershëm për të ndaluar trupat e tyre te lumi Ibër. Sigurimi i pikës së kalimit të lumit rezultoi me ndarje etnike të qytetit ndërmjet pjesëve të banuar nga serbët dhe shqiptarët, ka deklaruar eksperti grek, Giorgos Triantafyllou, në studimin e tij mbi krizën në veri të Kosovës. Sipas tij, e gjithë kjo situatë kaotike është shkaktuar nga KFOR-i francez, transmeton Presheva jonë.

Për të shpjeguar se pse Kosova mbetet një vend i ndarë dhe pse situata në Mitrovicë nuk është përmirësuar që nga viti 1999, pas fushatës së luftës kundër Serbisë të NATO-s, analisti Triantafyllou thekson në raportin e tij të fundit të publikuar nga “Hellenic Foundation for European and Foreign Policy\” se KFOR-i, në veçanti kontingjenti francez është përgjegjës për situatën në veri të Kosovës.

Tensionet etnike mbeten të larta në mes të shqiptarëve dhe serbëve në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës. Barrikadat që ndan të dy komunitetet pengon qytetarët të jetojnë të lirë. Rezoluta e KS të OKB 1244 i dha KFOR-it mandatin e nevojshëm për të mbikëqyrur sigurinë e Kosovës, pasi Ushtria Jugosllave u largua nga Kosova në vitin 1999.

Kur KFOR-i hyri në Kosovë, kontingjenti francez ishte përgjegjës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, por duket se KFOR-i francez nuk ka kryer misionin e tij si duhet. “Trupave franceze i janë dhënë të gjitha përgjegjësitë për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe qytetin etnikisht të përzier të Mitrovicës. Komandant franceze bëri shumë pak, ose asgjë, për të vendosur rendin dhe ligjin në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës, duke dështuar për të kryer mandatin e vet..” thekson eksperti grek në studimin e tij.

Analisti gjithashtu thekson se trupat franceze kishin dy objektiva kryesore: së pari për të garantuar sigurinë e trupave të tyre, dhe, së dyti, për të parandaluar dhunën në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Ai gjithashtu shton se vendosja e trupave franceze praktikisht ka ndarë qytetin e Mitrovicës:

\”Trupat franceze morën një vendim të hershëm për të ndaluar trupat e tyre në lumin Ibër. Sigurimi i pikës se kalimit të lumit rezultoi me ndarjen etnike të qytetit ndërmjet pjesëve të banuar nga serbët dhe shqiptarët”.

Analisti grek gjithashtu vë në dukje se kjo situatë ka lejuar shtetin serb të instalojë strukturat paralele që deri më sot janë ende nën kontrollin e Beogradit: \”Së pari, mungesa e një kontingjenti të KFOR-it në veri të Kosovës ka lejuar autoritetet serbe në Beograd që të ndërhyjë dhe të krijojë një rrjet të strukturave paralele me seli në pjesën veriore të Mitrovicës\”.

\”Së dyti, kjo situatë ka kontribuar në krijimin e një mjedisi shumë të pasigurt, ku kërcënimet ndëretnike ishin vazhdimisht të pranishme për shumë kohë pas vitit 1999”, përfundon analisti grek.