Të Infektuar: 40.117

Të Shëruar: 25.586

Të Vdekur: 1.026

Eksperti gjerman: Për ngërçin me Asociacionin janë fajtorë BE-ja dhe SHBA-ja

20:02 | 29 Tetor 2020

Bashkimi Evropian është fajtor për ngërçin në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe pse nuk e zgjidhi çështjen më herët, por gjithashtu Shtetet e Bashkuara për shkak të veprimeve të njëanshme të Richard Grenell dhe administratës së Washingtonit.

Kështu beson eksperti gjerman për Ballkanin Bodo Weber.

Ai i tha Tanjug se BE mban përgjegjësi për të mos zgjidhur çështjen thelbësore të karakterit të Asociacionit dhe për ta lënë atë të zgjidhet më vonë, gjë që, thotë ai, çoi në konflikt, forcimin e pozicioneve dhe pozicionit të të dy palëve dhe bllokadës.

Në anën tjetër, Kosova dhe Serbia sot kanë mbajtur një takim në nivel ekspertësh ku është diskutuar për pretendimet financiare dhe pronësore midis dy vendeve.

Kosova atje është përfaqësuar nga bashkërenduesi shtetëror për dialogun, Skender Hyseni ndërsa Serbia nga Petar Petkoviq.

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun pas takimit ka thënë se ky ka qenë një hap i suksesshëm drejt marrëveshjes derisa ka paralajmëruar takim tjetër të shpejtë. /Lajmi.net/