Ekspertët e huaj të arsimit vlerësojnë akredituesit në Kosovë

Një grup i ekspertëve ndërkombëtar të edukimit kanë arritur sot në Kosovë.

Lajme

18/03/2019 20:06

Për tre ditë ata do të monitorojnë punën e Agjencisë Kosovare të Akreditimit e më pas do të hartojnë një raport nëse këta të fundit i kanë përmbushur standardet e kërkuara nga evropianët.

Njëri nga ekspertët Herb Amato po beson që me punë cilësore dhe funksionim të pavarur të AKA-s, Kosova mund të rrikthejë antarësinë në ENQA nga ku vitin e kaluar pat zbritur nga statusi anëtare me të drejta të plota, në anëtare nën shqyrtim.