Ekskluzive: Shtetit i dështon aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara në veri (Dokument)

Ka dështuar aksioni i Policisë së Kosovë i paraparë që të realizohet sot, 26 maj, në veri të Kosovës. Aksioni i forcave të rendit ishte parashikuar si asistim për zbatimin  e vendimit të  Agjencisë së Kosovës për Privatizim, (AKP), për lirimin e pronave të uzurpuara, raporton lajmi.net. Aksioni i parë pritej të fillonte në orën 10:00.