Ekskluzive: Rrëfim i ish-ushtarëve të UÇK-së për aksionin e parë pas vdekjes së Zahir Pajazitit

Duke mos duruar padrejtësitë që po i bëheshin popullit shqiptar nga regjimi serb, të rinj e të reja, burra, gra, fëmijë e pleq ngritën zërin e tyre.

Lajme

31/01/2020 20:22

Dhuna, burgosjet politike, vrasjet dita ditës po rriteshin në Kosovë nga fundi i viteve të ‘60-ta.

Rezistenca që po mundohej populli shqiptar t’i bënte regjimit serb me demonstrata po shtypej edhe më shumë në vitet e ’80-ta.

Gjithë këtë kaos regjimi përgjatë viteve nuk do mund ta duronin as Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushefci që shokët tjerë do u bashkoheshin më pas.

Më 31 janar 1997, Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Njëri nder themeluesit e UÇK-së do të shkonte në botën tjetër i qetë sepse kishte lënë shokë trima që do të merrni hakun për të dhe të tjerët.

Lajmi.net sjell rrëfimin ekskluziv të udhëheqësit të grupit Vllaznim Maqastena dhe pjesëtarit tjetër Sheqir Bunjaku për aksionin e parë pas vdekjes së Zahir Pajazitit e që do t’i paraprinte listës së gjatë të aksioneve që do pasonin nga UÇK-ja.


Aksioni do të kryhej në Podujevë kundër policit serb Branisllav Milovanoviq, i njohur për veprimtarin e tij antishqiptare.

Më poshtë mund të ndiqni dokumentarin e realizuar nga Flutura Toplana:

YouTube player