EKSKLUZIVE/ Prokuroria heq nga lista e veteranëve të rrejshëm 738 emra (Dokument)

Prokuroria në aktakuzën e parë të rastit Veteranët kishte përfshirë hiç më pak se 20.238 emra që marrin kundërligjshëm pension të veteranit të luftës. Mirëpo, në përmirësimin që Gjykata Themelore e Prishtinës kishte kërkuar nga Prokuroria, kjo e fundit në aktakuzën e re i ka hequr nga lista e veteranëve të rrejshëm 738 emra.