EKSKLUZIVE: Nurteel dhe Roberti po vijnë me ‘Ti je nona’

Brenda dy javësh do të jetë gati bashkëpunimi i Nurteel Morinës dhe Robert Berishës.

ShowBiz

02/09/2016 18:39

Këtë e kanë bërë të ditur dyshja, ekskluzivisht për lajmi.net, ku e kanë zbuluar edhe emrin e këngës, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë në të cilën Roberti është mysafir supozohet ta mbajë titullin ‘Ti je nona’, ndërsa klipi do të realizohet në disa vende të Kosovës.

Tekstin e kësaj kënge e kanë shkruar vetë ata ndërsa po punojnë me Max Producton.

Kujtojmë se Nurteel ka sjell disa hite në tregun muzikor shqiptar, ndërsa Roberti ka ardhur fuqishëm me dy projekte muzikore si solo këngëtar, e ky është bashkëpunimim i parë ku ai ka qenë i ftuar./lajmi.net