Ekskluzive: Ministri Abelard Tahiri është nisur për në Hagë për intervistim nga Gjykata Speciale

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri sot është nisur për në Hagë ku pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Lajme

11/11/2019 14:34

Burimet e lajmi.net bëjnë të ditur se Ministri Tahiri sot ka udhëtuar për në Hagë pas ftesës që i është bërë atij nga Dhomat e Specializuara për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit.

Intervistimi i tij pritet të zgjasë dy ditë.

Para disa ditësh, vetë Ministri Tahiri kishte bërë publike faktin se ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, sipas tij për t’i informuar Dhomat e Specializuara mbi procedurat e zbatimit të ligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar nga Dhomat e Specializuara. /Lajmi.net/