Ekonomia e Rusisë para dhe gjatë Putinit (Info-grafikë)

Përmes kësaj info-grafike është ilustruar ndryshimi i madh në sferën e ekonomisë në Rusi, para dhe pas ardhjes së Vladimir Putinit në pushtet. 

Bota

14/06/2014 23:04

Bazuar në info-grafikë, mund të shihet se çfarë situate mbretëronte në Rusi para se Vladimir Putini të fillonte ta “mbante atë në duart e tij”. 

Grafiku tregon se në vitin 1999, produkti i brendshëm bruto ishte 195 miliard dollarë, ndërsa për 14 vjet ai u rrit në 2.113 miliard dollarë. 

Inflacioni u reduktua nga 36.5 për qind në 6.5 për qind në vitin 2013. 

Të ardhurat mesatare nga pensioni në fund të viteve nëntëdhjetë ishin 499 rubla (14 dollarë), ndërsa në vitin 2013 vlera e tyre arriti në 10.000 rubla (290 dollarë). 

Paga mesatare në vitin 1999 ishte 1.522 rubla (44 dollarë), ndërsa në vitin 2013 ajo arriti në 29.940 rubla (870 dollarë). (lajmi.net)