Ekipi Olimpik i Kosovës kthehet nga Baku, pozojnë me medaljen e arit

Ekipi Olimpik i Kosovës sapo është kthyer nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku.

Sport

28/07/2019 09:14

Në Baku, Kosova morri pjesë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, ku nuk mbeti duar boshe, transmeton lajmi.net.

Të gjithë sportistët e rinj kosovarë patën paraqitje të mira, paraqitje të cilat nëse jo medalje, u siguruan atyre një përvojë të madhe.

Ishte Muhamet Ramadani, i vetmi që arriti të kthehej me medalje nga Baku, madje me medalje ari.

Kështu, nga Festivali Olimpik Evropian për të Rinj – 2019, Kosova ka siguruar një medalje ari, për të vazhduar me sukseset në sport. /Lajmi.net/