Ekipi i vitit në Bundesligë

Sezoni në Gjermami po përfundon dhe është momenti i duhur për ta zgjedhur ekipin e vitit të Bundesligës. Në këtë ekip dominojnë lojtarët e Bayernit, por mungon ylli Franck Ribery. Njihuni me ekipin ideal të sezonit 2013/14.

Sport

07/05/2014 11:57

Uebfaqja Goal.com ka vazhduar me zgjedhjen e ekipit të vitit. Këtë radhë, është koha për Bundesligën gjermane, respektivisht për sezonin 2013-14, i cili shumë shpejtë do të përfundojë.

Bayerni e mbrojti titullin e kampionit, të cilin e fitoi për një kohë rekorde nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.

Ndërkaq, Borussia Dortmundi mbeti shumë prapa, shkaku i lëndimeve, kurse Schalke pati një sezon të mirë në pjesën e dytë, duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, ndërsa afër ta bëjë këtë është edhe Bayer Leverkusen.

Fatkeqësisht, edhe pse ishin afër, lojtarët si Franck Ribery e Sokratis Papastathopoulos mbetën jashtë ekipit të vitit në Gjermani.

Ekipi i vitit

Portier: Fahrmann (Schalke)

Mbrojtës: Grosskreutz (Borussia Dortmund, Boateng (Bayern Munich) , Naldo (Wolfsburg), Alaba (Bayern Munich)

Mesfushorë: Lahm (Bayern Munich, Geis (Mainz), Robben (Bayern Munich), Firmino (Hoffenheim), Reus (Borussia Dortmund)

Sulmues: Lewandowski (Borussia Dortmund).