Ekipi i Realit kundër Atleticos
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit të martën.

Sport
Carlo Ancelotti ka përzgjedhur emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit të martën në Santiago Bernabeu.
Njësoj sikurse në ballafaqimin e Superkupës së Evropës, trajneri italian në mesin e ekipit ka ftuar edhe tri përforcimet e reja, Keylor Navas, Toni Kroos e James Rodriguez.
Kurse, në dispozicion është edhe i shumëpërfoluri për largim nga klubi, Angel di Maria.
Futbollistët e ftuar: Casillas, Keylor Navas, Pacheco; Varane, Pepe, Ramos, Coentrao, Mrcelo, Carvajal, Arbeloa, Nacho; Khedira, Kroos, James, Bale, Xabi Alonso, Modric, Di Maria, Isco, Illarramendi; Ronaldo, Benzema.