lajmi.net

Ekipi i mirë, ekipi i keq

Xhiroja e katërt e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve përfundoi këtë fundjavë. Dhe, si zakonisht solli një grup futbollistësh që u veçuan me paraqitje të mira duke shkëlqyer për fitoret përkatëse, por pa dyshim, pati edhe të tjerë që dëshpëruan në paraqitjet e tyre. Të shkojmë me radhë. Në mesin e formacionit më…

Sport

07/11/2013 14:07

Xhiroja e katërt e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve përfundoi këtë fundjavë. Dhe, si zakonisht solli një grup futbollistësh që u veçuan me paraqitje të mira duke shkëlqyer për fitoret përkatëse, por pa dyshim, pati edhe të tjerë që dëshpëruan në paraqitjet e tyre.

Të shkojmë me radhë. Në mesin e formacionit më të mirë të xhiros së katërt të fazës së grupeve në garën kryesore kontinentale për klube, gjenden emra si Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain e Sergio Aguero.

Arsyet besojmë i dini. Secili prej tyre shkëlqeu për Real Madridin, Napolin, përkatësisht Manchester Cityn në mesjavë. Në mesfushë gjenden Samir Nasri, Arturo Vidal e Aaron Ramsey. Kurse, reparti i mbrojtjes formohet nga Felipe, Mertesacker, Miranda dhe Srna. Në portë është Roberto, portieri i Olympiakosit.

Nga i mirë kalojmë tek ekipi i futbollistëve më të dobët të xhiros. Tim Hildebrand u turpërua duke mos arritir të degazhojë topin duke u zënë nga Samuel Eto’o i cili e dëboi atë në portë në fitoren e Chelseas ndaj Schalkes 3-0 të mërkurën.

Armero, Subotic, Varane dhe Caceres ishin mbrojtësit që dëshpëruan me paraqitjet e tyre, njësoj sikurse mesfushorët Milanov, Fellaini dhe Boateng.

Kurse, sulmuesit ‘e dobët’ të xhiros janë Ayeë, Hernandez dhe Robinho.

Ekipi i mirë, ekipi i keq

Xhiroja e tretë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve u mbyll të mërkurën me rezultate kryesisht të pritshme, përjashtuar barazimin e Milanit me Barcelonën 1-1 dhe humbjen pak të pritur të Arsenalit në shtëpi nga Borussia Dortmund. Në mesin e futbollistëve më të dalluar, të përzgjedhur në një formacion nga Eurosport.it, gjenden Zlatan…

Sport

24/10/2013 18:20

Xhiroja e tretë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve u mbyll të mërkurën me rezultate kryesisht të pritshme, përjashtuar barazimin e Milanit me Barcelonën 1-1 dhe humbjen pak të pritur të Arsenalit në shtëpi nga Borussia Dortmund.

Në mesin e futbollistëve më të dalluar, të përzgjedhur në një formacion nga Eurosport.it, gjenden Zlatan Ibrahimovic – i cili shënoi katër gola në fitoren e PSG-së kundër Anderlechtit 5-0 – dhe Diego Costa, golashënues i dyfishtë për Atletico Madridin në fitoren 3-0 ndaj Austrisë së Vjenës.

Pas tyre dhe në krah gjenden yje si Franck Ribery, Cristiano Ronaldo, Felipe Melo e Leite Kaka, futbollistë që shkëlqyen me paraqitjet e tyre për skuadrat përkatëse. Edhe në mbrojtje është njësoj, kurse në portë gjendet Claudio Bravo i Real Sociedadit që pavarësisht humbjes së skuadrës së tij nga Manchester United u shqua për pritjet që bëri.

Por, përveç ekipit më të mirë, është publikuar edhe formacioni me futbollistët më të dobët të kësaj xhiroje. Shumëkush mund të befasohet kur në të sheh emra të yjeve si Neymar, Aaron Ramsey, Giorgio Chiellini, Karim Benzema e të tjerë.

Por, për secilin prej tyre ekziston arsyeja e njëjtë pse gjenden në të. Nuk ishin në nivelin e duhur në duelet e fundit dhe duhet të përmirësohen në duelet e radhës në mënyrë që mos të përfundojnë sërish në formacionin e lojtarëve më të dobët.

LM