Ekipi i çerekfinales, mungon Messi
FIFA e ka publikuar listën e re të 10 futbollistëve më të mirë të çerekfinales së Botërorit. Çudit fakti se Karim Benzema gjendet në pozitën e parë dhe Lionel Messi i mungon kësaj liste.

Sport
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka publikuar sot listën e futbollistëve më të mirë të çerekfinales së Botërorit, duke u bazuar në kontributin e tyre për ekipet e tyre.
Befasia më e madhe e kësaj liste është lideri i saj, Karim Benzema. Sulmuesi francez është vlerësuar me notën 9.79, ndërsa ekipi i tij u eliminua nga Gjermania, e cila fitoi 1:0 në çerekfinale.
Sulmuesi i Real Madridit e lëshoi një mundësi të mirë që ta barazonte rezultatin në fund, por portieri Manuel Neuer i la Bleus pa shënuar.
Benzema ndiqet nga James Rodriguez, kurse pozita e tretë është rezervuar për francezin tjetër, qendërmbrojtësin Raphael Varane.
Për çudi, në listë nuk gjendet Lionel Messi.
Renditja
1. Karim Benzema 9.79
2. James Rodriguez 9.74
3. Raphael Varane 9.7
4. Thiago Silva 9.66
5. Mats Hummels 9.63
6. Arjen Robben 9.59
7. David Luiz 9.56
8. Neymar 9.53
9. Stefan de Vrij 9.51
10. Jan Vertonghen 9.48