Einxhel në gjendje të rëndë emocionale, ende nuk është mësuar me ikjen e Dagz-it

Tashmë u bë gati një javë prej kur Dagz-i u largua nga shtëpia e BBV-së.

ShowBiz

23/01/2022 16:26

Einxhel është ajo që ende nuk e ka tejkaluar mërzinë për të, shkruan lajmi.net.

Edhe pas ca ditësh ajo është e thyer emocionalisht teksa ka shpërthyer në lot.

Ajo po qëndronte e vetme në oborr teksa po shoqërohej me muzikë dhe lotët e saj nuk ndalonin.

Dagz dhe Einxhel kanë krijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë të cilën e kanë shijuar në maksimum.

Einxhel vazhdon ende lojën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./Lajmi.net/