Eintracht Frankfurt e korit Interin

Inter kaloi i pari në epërsi, por në fund pësoi disfatë me rezultat 3:1, në ndeshjen miqësore kundër skuadrës gjermane, Eintracht Frankfurt.

Sport

10/08/2014 18:23

Inter pësoi një disfatë të papritur në ndeshje miqësore kundër skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt.

Nerazzurrët u mposhtën me rezultat 3:1. Gjiganti milanez kaloi i pari në epërsi me golin e Ruben Botta në minutën e 25-të.

Mirëpo, menjëherë në aksionin pasues Frankfurt barazoi nëpërmjet Lucas Piazon. Kurse, në minutën e 33-të, skuadra gjermane e përmbysi rezultatin me golin e Haris Seferovic.

I njëjti futbollist realizoi edhe gjashtë minuta më vonë duke dërguar skuadrat në pushim me avantazh komod të Frankfurtit.

Pas intervalit nuk pati më gola dhe Frankfurt shënoi fitore ndaj Interit që do t’i shërbejë mirë për të shtuar besimin para sezonit të ri në Bundesligë.