Egzona pëlqen Donaldin? Reagon motra e saj

ShowBiz

26/01/2022 15:52

Valmira Rafuna ishte e ftuar në "Shqipëria Live".

Ajo foli për eksperiencën e motrës së saj, Egzonës brenda “Big Brother VIP Albania”, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, motra e banores së “Big Brother VIP” u pyet edhe për kryqëzimet që po merr Egzona duke u paragjykuar se ajo ka pëlqim për Donaldin duke u bazuar për mënyrën se si ata po komunikojnë dhe rrin afër njëri-tjetrit.

Motra e Egzonës, Valmira mohoi çdo gjë duke thënë se nuk sheh ndonjë hapësirë apo interpretim për diçka më shumë vetëm si miq.

Valmira gjithashtu u pyet edhe për komentet negative që po merr Egzona nga publiku. Ajo tha se e njeh motrën e saj dhe të gjithë ata që e njohin mund të kenë vetëm fjalë të mira për të.

Kujtojmë se, Egzona është e nominuar për tu eliminuar të premten./Lajmi.net/

YouTube player