Egjipti do mbajë xhamitë e mbyllura gjatë Ramazanit për shkak të koronavirusit

Egjipti do t'i mbajë xhamitë e mbyllura edhe gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, si një masë preventive ndaj përhapjes së koronavirusit, paralajmëroi Ministria e vendit për Mirësitë fetare në një deklaratë.

Bota

07/04/2020 19:34

Ministria tha se gjithashtu do të pezullojë të gjitha aktivitetet e Ramazanit dhe iftaret, si dhe organizimet e iftareve në hapësirat publike, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Ramazani do të fillojë më 23 prill.

“Xhamitë duhet të qëndrojnë të mbyllura derisa asnjë rast i ri koronavirus të mos regjistrohet në të gjithë vendin dhe derisa Ministria e Shëndetësisë të vërtetojë se mbledhjet nuk do të përbëjnë më kërcënim për shëndetin publik,” tha ministria. /Lajmi.net/