Egjipt: Burg i përjetshëm për 230 persona

Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar 230 persona me burgim të përjetshëm, për shkak të rolit të tyre në protestat që rrëzuan ish-presidentin Hosni Mubarak, në vitin 2011.

Bota

04/02/2015 17:52

Në mesin e të dënuarve është edhe aktivisti i shquar liberal, Ahmed Douma, tashmë i burgosur për shkeljen e rendit publik në Egjipt, transmeton REL.

Douma është gjobitur edhe me një gjobë për zjarrvënie në një akademi të shkencës, në të cilën gjendeshin dorëshkrime të rralla.

Të gjithë të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë vendimin.

Verdiktet e sotme ndaj Doumas dhe të pandehurve të tjerë janë shqiptuar nga gjyqtari Mohammed Nagy Shehata, gjyqtari i cili i ka dënuar gazetarët e Al Jazeera, njëherësh gjyqtar, i cili të hënën i ka vërtetuar dënimet me vdekje ndaj 183 të dënuarve.