EFL Cup: Dy derbi në përballjet çerekfinale
Menjëherë pas duelit mes Liverpoolit dhe Arsenalit, të cilin e fituan ‘Gunners’ pas ekzekutimit të penalltive, është hedhur shorti për çerekfinalen e EFL.
Sport
Shorti ka sjellë dy derbi. Arsenal, që eliminoi Liverpoolin, tani do të takohet me Manchester Cityn, ndërsa Everton në shtëpi pret Manchester Unitedin.
Tottenham udhëton te Stoke, ndërsa Newcastle po ashtu në udhëtim te Brentford.
Çiftet çerekfinale
Stoke – Tottenham
Brentford – Newcastle
Arsenal – Manchester City
Everton – Manchester United
Ndeshjet janë planifikuar të luhen më 22 dhe 23 dhjetor./Lajmi.net/