EFL Cup: Aston Villa e fiton përballjen dramatike kundër Leicester, siguron finalen

Aston Villa është skuadra e parë finaliste e EFL Cup për këtë sezon.

Sport

28/01/2020 22:46

Skuadra e trajnerit Dean Smith ka arritur të mposht 2:1 Leicester Cityn në ndeshjen e kthimit, për të siguruar finalen e EFL Cup.

Ndeshja e parë në ‘King Power Stadium’ kishte përfunduar baras, 1:1.

Matt Target shënoi në minutën e 12’ për epërsinë e Aston Villas, para se Kelechi Iheanacho të barazonte në 1:1 në minutën e 72’.

Golin e fitores për Aston Villa, e shënoi Trezeguet, në minutën e 90’.

Në finale, Aston Villa do të takohet me fituesin e përballjes Manchester City – Manchester United./Lajmi.net/