Efikasiteti i jashtëzakonshëm i Fatit me Barcelonën

12:45 | 18 Tetor 2021

Ndonëse mungoi për afro një vit, Ansu Fati nuk e ka pasur aspak problem t’i kthehet shënimit të golave.

Ansu Fati bëri rikthimin e tij në fushë ndaj Levantes më 26 shtator, duke shënuar golin e tretë të Barcelonës pasi ishte inkuadruar në minutën e 81-të të ndeshjes.

Fati tani e ka zhvilluar paraqitjen e parë si startues që nga nëntori 2020, duke kompletuar 59 minuta dhe duke dhënuar golin e barazimit në minutën e 13-të, në fitoren e 3-1 të ekipit të tij ndaj Valencias mbrëmë.

Fati ka një statistikë tejet impresive kur vie tek efikasiteti i goditjeve në portë.

18-vjeçari ka goditur vetëm 22 herë në portë, gjersa 13 prej tyre i ka futur në rrjetë.

Ndërkaq një statistikë tjetër nga ‘OptaJose’ thekson se që nga shkurti i viti 2020, Ansu Fati ka shënuar 11 gola në vetëm 16 goditje të bëra në portë (68.7% saktësi), që është përqindja e dytë më e i mirë për një lojtar të La Ligas, pas Álex Fernández të Cadiz, nga lojtarët me 5+ gola të shënuara.