Effenberg kritkon Shaqirin

Ish lojtari i përfaqësueses gjermane, Stefan Effenberg ka kritikuar Shaqirin lidhur me transferimin te Stoke City.

Sport

12/08/2015 12:15

Sipas tij skuadra e Schalkes do të ishte perfekte për Xherdanin edhe në qoftë se ai do të përfitonte më pak.

”Unë nuk e kuptoj transferimin e Xherdan Shaqirit te Stoke. Ju duhet të jeni këshilluar keq nëse shkoni atje”

”Duhet të pyesni veten se ku do të arrini më shumë si futbollistë. Schalke do të ishte perfekt për Shaqirin edhe nëse ai do të përfitonte 1 milionë euro më pak atje”, tha Effenberg.