Efekti Ronaldo, Reali shënoi 31 gola më pak

10:04 | 20 Maj 2019

Real Madridi do duhet ta harrojë sa më parë këtë sezon, i cili është një nga më të dobëtit në historinë e klubit.

Shumë trajnerë të ndryshuar, probleme në komponim dhe për më tepër – lënia e vendit bosh nga Cristiano Ronaldo, për të cilin mendohej se nuk do ta dëmtonte Realin.

Për të gjithë ata që kanë menduar në atë mënyrë, do duhet ta dinë që e kanë gabim ose së paku kështu e thonë statistikat, përcjell lajmi.net.

Ylli portugez ka shijuar sezon fantastik te Juventusi duke shënuar 27 gola dhe asistuar 10 herë, ndërsa ish-ekipi i tij pati një edicion katastrofalë.

Në sezonin e fundit në kryeqytetin spanjoll, Ronaldo kontribuoi me 31 gola – 26 të shënuara nga vet ai dhe pesë të asistuara. Ekipi i Realit shënoi 94 gola.

Këtë kohë, ekipi i Zidanes ka shënuar 63 gola – saktësisht 31 më pak. Është e drejtë të thuhet se kjo nuk është aspak rastësi.

Reali gjithashtu përfundoi 19 pikë prapa Barcelonës, diferenca më e madhe në histori mes këtyre dy klubeve. /Lajmi.net/