Efekti i koronavirusit, ky është vendimi i fundit për ndeshjen Inter – Ludogorets

Vetëm kameramanët do të jenë të lejuar të marrin pjesë në ndeshjen e Ligës së Evropës mes Inter dhe Ludogorets, e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët për shkak të koronavirusit.

Sport

26/02/2020 14:13

Pas mbërritjes së virusit deri në Itali, mundësia e përhapjes së tij nëpër të gjithë vendin konsiderohet shumë e madhe.

Sipas Football Italia, vendimi për të luajtur pa praninë e tifozëve u mor nga të dyja klubet dhe UEFA e cila e miratoi një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

Në njoftimin e bërë për këtë veprim thuhet se  konferencat për shtyp nuk do të jenë të lejuara, as para, as pas ndeshjes, me ç’rast nënkuptohet se ndalohet edhe prania e gazetarëve në stadium.

Për kameramanët pjesëmarrja është e lejuar vetëm për shkak të transmetimit të lojës nëpër platforma dixhitale.

Përballja do të zhvillohet nesër në “Guiseppe Meaza” në orën 21:00./Lajmi.net/