Efekti Guardiola

Sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Mandzukic ka lavdëruar trajnerin Pep Guardiola për punën e tij të deritashme pas angazhimit në detyrë gjatë verës në vend të Juup Heynckesit. Gjiganti bavarez dominoi Schalken 4-0 të shtunën, pas fitores 3-0 ndaj CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve dhe ylli kroat beson se rezultatet janë meritë e punës…

Sport

23/09/2013 20:00

Sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Mandzukic ka lavdëruar trajnerin Pep Guardiola për punën e tij të deritashme pas angazhimit në detyrë gjatë verës në vend të Juup Heynckesit.

Gjiganti bavarez dominoi Schalken 4-0 të shtunën, pas fitores 3-0 ndaj CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve dhe ylli kroat beson se rezultatet janë meritë e punës së strategut katalan. “Pep ka ide të shkëlqyeshme taktike”, deklaroi sulmuesi kroat për uebfaqen zyrtare të Bayernit.

“Ai lidher me futbollistët e tij në mënyrë të ngushtë dhe gjithmonë është i hapur për ndonjë shaka. Ky është një kombinim i mirë. Më bën shumë të lumtur kur e di se trajneri ka besim të madh ndaj meje. Mundohem të ia shpaguaj atë. Për mua, javët e ngjeshura me shumë ndeshje nuk paraqesin problem. Mund t’i tejkaloj sepse kam fuqi të mjaftueshme”, u shpreh Mandzukic.

Pas barazimit të Borussia Dortmundit me Nurngergun të shtunën, Bayern u ngjit në krye të tabelës me pikë të barabarta me rivalin. Mandzukic është optimist se skuadra e tij do të shkëputet në krye.

“Mendoj se herët ose vonë do të shkëputemi sërish në krye”, përfundoi ai.