Wenger befason: Chelsea, urime titullin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk ka nguruar që t’ia urojë titullin e Premier Ligës skuadrës së Chelseas edhe pse kanë mbetur edhe disa ndeshje deri në fund të sezonit.

Sport

26/04/2015 21:51

Teksa kanë mbetur edhe disa ndeshje deri në fund të sezonit të Premier Ligës, Arsene Wenger nuk ka nguruar që t’ia urojë titullin skuadrës së Chelseas.

“Ne patëm një përformancë që e kërkuam. Në pjesën e parë kemi luajtur në intensitetin e duhur, po nga munguan golat. Në pjesën e dytë, intensiteti ynë ra, dhe kjo ishte e rehatshme për Chelsean”, deklaroi Wenger.

“Chelsea do të jenë kampion. Ne e dimë këtë. Është e pamundur që ata ta humbin titullin”, shtoi trajneri francez i Arsenalit.