Edy Reja gati të festojë, Shqipëria luan sonte për tri pikë

8:37 | 11 Qershor 2019

Shqipëria do të përballet me Moldavinë sonte në orën 20:45, me ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

‘Kuqezinjët’ e nisën keq kampanjën kualifikuese duke u mposhtur nga Turqia – ndeshje që bëri të reflektojë Federatën, e cila shkarkoi trajnerin Christian Panucci.

Më pas, Shqipëria realizoi fitores 3-0 në udhëtim te Andorra derisa u mund nga Islanda, aty ku u udhëhoqë për herë të parë nga strategu italian Edy Reja, përcjell lajmi.net.

Ndeshja e sontme mund të shënojë pikë kthese për Kombëtaren që po vuan ende pasojat e së kaluarës.

Fitorja e Turqisë ndaj Francës i ka minimizuar edhe më shumë gjasat që Shqipëria të kërkojë Evropianin përmes ciklit kualifikues.

Gjithsesi, Shqipëria luan sonte për fitore dhe tre pikë të tjera, pavarësisht se nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari. /Lajmi.net/