Edy Reja flet pas fitores së parë me Shqipërinë

Eduardo Reja është shprehur i lumtur pas fitores së parë me Kombëtaren Shqiptare.

Sport

11/06/2019 23:15

Kuqezinjtë në ndeshjen e katërt kualifikuese për Euro 2020, kanë mposhtur 2:0 Moldavinë në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Për trajnerin Rejan, kjo ishte fitorja e parë në krye të Shqipërisë.

“Na duhej fitorja. Luajtëm, është e rëndësishme loja që bëmë. Filluam mirë. Fitoren që na duhej, e arritëm. Djemtë ishin të qetësuar, edhe pse humbëm pikët në Islandë. Nëse nuk do fitonim, do kishte frikë për të ardhmen”, ka deklaruar Reja pas ndeshjes./Lajmi.net/