Edward Snowden, tregon se si qeveria mund të hakojë telefonat e mençur dhe të shohë gjithçka (Video)

Sipas Edward Snowden, spiunët e qeverisë mund të kontrollojnë telefonat e mençur, të hulumtojnë historinë e shfletuesve që njerëzit i përdorin nëpër telefona, dhe gjithashtu mund të lexojnë e-mailet, mesazhet, por edhe të përgjojnë bisedat telefonike, shkruan e përditshmja britanike “Express”.

Bota

05/10/2015 23:15

Ish-spiuni amerikan, ka deklaruar se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka investuar shumë në teknologji për të hakuar telefonat, transmeton lajmi.net.

Gjatë një interviste dhënë BBC, ai ka zbuluar se qendra e komunikimit të qeverisë (GCHQ) në Cheltenham, përdor një program të fshehtë të koduar me emrin Smurfs me të vetmin qëllim për të monitoruar qytetarët.

“Programi ‘Dreamy Smurf’, është një pajisje që mund të ndezë dhe fik telefonin pa e ditur ju. Kurse ‘Nosey Smurf’, është një pajisje tjetër e cila për shembull nëse është në xhepin tuaj mund të ndez mikrofonin dhe të dëgjoj diçka rreth jush. Por edhe nëse telefoni juaj është i fikur, ata kanë pajisje speciale që mund ta ndezin”, ka deklaruar Snowden. (lajmi.net)

YouTube player