Eduard Selami fejohet me Ilva Taren
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami dhe gazetarja e “OraNews”, Ilva Tare kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë. Tare e ka zbuluar një gjë të tillë në emisionin “Zone e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, ku është shprehur se, e ka gjetur njeriun e jetës. Tare dhe Selami janë njohur rastësisht në Tiranë…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201401/full/Tare.jpg)
ShowBiz
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami dhe gazetarja e “OraNews”, Ilva Tare kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë.
Tare e ka zbuluar një gjë të tillë në emisionin “Zone e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, ku është shprehur se, e ka gjetur njeriun e jetës.
Tare dhe Selami janë njohur rastësisht në Tiranë dhe lidhja e tyre ka ardhur duke u forcuar. Ata tashmë bashkëjetojnë dhe madje, gazetarja ka marrë dhe një unazë “Tiffany” nga ish-kreu i PD’së, njofton Shekulli.
Si Tare, ashtu dhe Selami, nuk kanë qenë “të suksesshëm” në martesat e para të tyre. Deputeti i PD’së ka dy fëmijë nga martesa me ish-Miss’in, Pegi Vreto, ndërsa Ilva nuk ka fëmijë nga martesa me jordanezo-amerikanin, Majd Nuri Shafiq.
Zakonisht, Ilva Tare në emisionin “Ilva Tare Tonight”, i pyet të gjithë të ftuarit e saj me buzëqeshje, por gjatë emisionit ku të ftuar ka pasur Selamin (7 qershor 2013), buzëqeshja e saj duket pak më ndryshe!