Edona Llalloshi ripërpunon këngën “Dada do ta shes”

Edona solli në versionin e saj edhe një tjetër këngë të vjetër.

ShowBiz

07/07/2020 14:48

Në kuadër të “Akustikë në karantinë”, Edona Llalloshi publikoi edhe një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Dada do ta shes” është kënga e tretë që këngëtarja e sjell nga ky cikël këngësh, i cili do t’i përmbajë gjithsej tetë të tilla.

Për videon e këngës u kujdes EMF Creative, ndërsa producent ishte Shpeta Sound. Para këtij projekti, ajo solli edhe “Loti loti” dhe “Mërgim”.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën me titull “Dada do ta shes”, që e sjell në versionin e saj Edona Llaloshi. /Lajmi.net/

YouTube player